To top
11 Mar

Zv.ministrja Voda, renditet shqiptarja e parë mes grave që po sjellin ndryshimin

Platforma e re interaktive “Equal Future” sjell në fokus pesë gra nga Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore të cilat po sjellin ndryshimin ku mes tyre renditet, një Parlamentare Suedeze, një këshilltare e një Këshilli Bashiak në Moldavi, një deputete e Parlamentit nga Mal i Zi, një deputete në Parlamentin vendor nga Kirgistani dhe Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

“Të menaxhosh një skuadër në një ambient të dominuar nga meshkujt është e vështirë. Çdo ditë duhet të tregoj me punë angazhimin dhe pasionin për atë që bëj, të artikuloj zgjedhjet dhe vendimet e mia para skuadrës time dhe të ruaj nivelet e tyre të larta të motivimit. Jam krenare që Qeveria jonë mbështet praninë e grave në parlament, nëpër ministri dhe nëpër këshilla bashkiake. Megjithatë, edhe pse Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjore që gratë të ecin përpara, një numër i madh grash, sidomos nëpër zonat rurale, akoma nuk kanë të njëjtat mundësi si burrat dhe përballen me diskriminim, përjashtim nga shoqëria dhe dhunë,” thotë Voda.