Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japinlamtumirën e fundit mjeshtrit të artit. Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.Në karrierën e tij 40-vjeçare, Anagnosti shkroi 15 skenarë, ndërsa realizoi 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe mori disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.Regjisori la pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.Në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij. Homazhet në nder të regjisorit Anagnosti zhvillohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Kineasti Anagnosti do të prehet sipas amanetit në vendlindjen e tij, në Vuno.