To top
17 Dhj

Ditëlindja e 46-të. Erion Veliaj falenderon miqtë e vërtetë!

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia duke falenderuar të gjithë ata që e uruan në 46-vjetorin e tij të lindjes.

Në këtë ditëlindje të pazakontë, ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur mirënjohjen për letrat dhe urimet e shumta që ka marrë, të cilat i kanë dhënë forcë.

Gjithashtu, një falenderim i veçantë ka shkuar për gjithë ata që përgjatë këtyre muajve janë kujdesur për nënën e tij, bashkëshorten, Ajolën, dhe djalin e vogël, duke theksuar se mbështetja ndaj familjes që i është dhënë ka qenë e paçmueshme.

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë. Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve”, shkruan Veliaj, teksa e cilëson më tej këtë vit që po lë pas si absurd dhe të vështirë, por thekson se pikërisht në këto rrethana ka arritur që të dallojë miqtë e vërtetë, të cilët thotë se nuk do t’i harrojë kurrë.

“Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë! Ju dua shumë e ju përqafoj me mall”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës më tej.