To top
15 Dhj

Embëlsirat greke më të thjeshtat për festat tona!

Nga Mandalina Musta

?Gurabie të ëmbla për festa!

Një nga ëmbëlsirat greke më të thjeshta për tu përgatitur.

Unë vendosa të përgatis receten e “vjetër” të Zonjës Elenica.
Nje komshije nikoqire rreth të 80-ve.
Duke i’u dridhur duart prej moshës, Elenica, tregon me detaje, dëshirë dhe shumë nostalgji sekretet e kësaj recete tradicionale të shumëpëlqyer në vendin e saj dhe jo vetëm.

Sipas saj, sekreti është tek përzierja e gjapit me sheqerin pluhur rreth 10 minuta, dhe tek pjekja.

Nëse dëshironi t’i provoni, për rreth 40 gurabie ju duhen:

?400 gram gjalp;
?550-600 gram miell gjithëpërdorimshëm;
?200 gram sheqer pluhur;
?1 lugë ujë trëndafili (anthonero);
?1 lugë sode (e përziejmë me miellin);
?1 vanilje;
?30 ml koniak;
?200 gram bajame;
?Sheqer pluhur për pudrosje;

Përgatitja:

Perziejmë shumë mirë gjalpin në temperaturë ambjenti me sheqerin pluhur, derisa të përftohet një masë si krem…
Shtojmë vaniljen, ujin e trëndafilit, koniakun, dhe miellin me të cilin kemi përzier sodën.
Miellin e shtojmë pak e nga pak, duke e përzier njëkohësisht.

Pasi e punojmë masën mirë me duar dhe na përfohet një masë e njëjtë si brum, shtojmë bajamet.

Bajamet mund t’i zgjidhni si të dëshironi ( të pjekura, të papjekura, me lëvore ose jo)

Unë veprova si Zonja Elenica, i poqa bajamet me lëvore dhe kur i copëtova me thike, shumicës i ra lëvorja.

Pasi shtojmë bajamet, masa bëhet gati për pjekje.

Japim formën që dëshirojmë.
Unë i përgatita në formën klasike, gjysëm hënë.

Pjekim ne 170 gradë në furrë të parangrohur për rreth 15-17 min.
Gjithmonë në varësi të sobës.
Çdo amvise e njeh shumë mirë sobën e saj?