To top
2 Sht

Julia Roberts dhe Amanda Seyfried, me të njëjtën Versace në Venecia

Dy yjet e Hollivudit, Amanda Seyfried dhe Julia Roberts, u shfaqën me të njëjtën veshje të Versace në Festivalin e Filmit në Venecia – vetëm me dy ditë diferencë nga njëra-tjetra.

Dikur, të shfaqeshe në një event me të njëjtën veshje si një tjetër e ftuar shihej si gafë mode. Por këtë vit, duket se është kthyer në trend.

Julia Roberts dhe Amanda Seyfried, surprizë me të njëjtën

E para ishte Julia Roberts, e cila gjatë prezantimit të filmit të saj të ri After The Hunt zgjodhi një kombinim me këmishë me vija, xhaketë blu, xhinse, rrip ari dhe një çantë lëkure.

Julia Roberts dhe Amanda Seyfried, surprizë me të njëjtën

Vetëm dy ditë më vonë, Amanda Seyfried u shfaq në të njëjtin event, duke mbajtur po të njëjtën veshje – një nga paraqitjet e para nga koleksioni i ri i drejtorit krijues të Versace, Dario Vitale, i cili do të prezantohet i plotë në Javën e Modës në Milano.