Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet do t’i mbetet Ana Dajkos.
Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën në mënyrë unanime që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni.
Fillimisht Lapaj dhe koalicioni kishin kërkuar që mandati t’i kalonte atij, si më i votuari në listën e hapur. Por Komisioneri Shtetëror ia akordoi kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. KAS e ndryshoi më pas këtë vendim, duke mos njohur dorëheqjet e dhëna para zgjedhjeve dhe duke ia akorduar mandatin Dajkos.