Kryeministri francez Sébastien Lecornu i ka paraqitur sot dorëheqjen Presidentit Emmanuel Macron. Ai e dha dorëhejqjen nga ky post, një ditë pasi bëri publik emrat e parë të qeverisë së tij. Lecornu e mori postin e Kryeministrit më më 9 shtator dhe dorëjqeja u bë me 6 tetor, duke e bërë atë Kryeministrin me jetëshkurtër të Francës.
Ish-kryeministri u kritikua ashpër nga kundërshtarët e tij politikë dhe e djathta pasi zbuloi emrat e qeverisë së tij të dielën në mbrëmje. Menjëherë pas dorëheqjes, presidenti i Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë francez, Jordan Bardella, i ka bërë thirrje Macron të shpërndajë Asamblenë Kombëtare.