Deri në orën 10:58 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5200 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë, 43 kutitë e fundit po numërohen.
Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. Pra PD ka 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.
Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.
Partia Socialiste renditet e para me mbi 250 mijë vota në avancë.