To top
8 Gus

Ledia Xhoga nominohet për çmimin “Booker Prize”, e dyta shqiptare pas Kadaresë

Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për një ndër çmimet më prestigjioze të letërsisë botërore, Booker Prize 2025, me romanin e saj “Misinterpretation”.

Xhoga është shkrimtarja e dytë shqiptare që arrin një nominim të tillë, pas Ismail Kadaresë, i cili është dhe fitues i çmimit prestigjoz në vitin 2005.

Romani i saj i parë, “Misinterpretation”, u publikua në vitin 2024, dhe ai u përball menjëherë me një pritje të jashtëzakonshme kritike dhe letrare.

“Misinterpretation” u shpall fitues i Çmimit të Librit të Qytetit të Nju Jorkut për autore debutuese, si dhe ishte finalist për Çmimin për Novelën e Parë të Qendrës për Fiksion në SHBA. Po ashtu, u përzgjodh si libri më i mirë i vitit 2024 nga platforma Debutiful, e specializuar në autorë të rinj.

Ledia Xhoga ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërsa aktualisht jeton dhe punon në Brooklyn, në New York.

Fituesi i Booker Prize 2025 do të shpallet më 10 nëntor.