To top
4 Jan

Maduro u kap për 46 sekonda, Do ta vrisnin nëse bënte rezistencë

Brenda 46 sekondave nga hyrja në dhomën ku ndodhej çifti presidencial, Maduro u neutralizua dhe u prangos. Agjentët e informuan atë për urdhër-arrestin e lëshuar nga prokurorët e Nju Jorkut, duke theksuar se kjo ishte një çështje e zbatimit të ligjit dhe jo një akt lufte.

Do ta vrisnim nëse bënte rezistencë”/Spiunë, dronë, si e kapën SHBA-të Nicolas Maduron

Maduro u arrestua në SHBA nga DEA; një grua drejton përkohësisht Venezuelën

Nikolas Maduro, presidenti i Venezuelës i kapur në një operacion ushtarak amerikan mbërrin në zyrat e agjensisë amerikane kundër drogës. I shoqëruar nga agjentët e DEAS ai përshëndet dhe uron vitin e ri për të pranishmit, ndërkohë që largimi i tij nga Karakasi u bë fillimisht me një helikopter që e coi deri në bordin e anijes luftarake amerikane dhe nëpërmjet Kubës u transferua për në New York, për tu transferuar më pas në qendrën metropolitane të paraburgimit në bruklin në pritje të përballjes me akuzat penale në SHBA. Pasi Madoro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u nxorën nga shtëpia e tyre brenda një baze ushtarake në kryeqytetin Karakas, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka njoftuar se Maduro do të gjykohet në Nju Jork për “konspiracion dhe narko-terrorizëm”. Trump e ka akuzuar vazhdimisht Venezuelën për inkurajim aktiv të kontrabandës së drogës në SHBA. Presidenti amerikan deklaroi se burgosja e Maduros do t’i hapte rrugë SHBA-së për të “menaxhuar” vendin e Amerikës së Jugut dhe për të shfrytëzuar rezervat e mëdha të naftës për t’i shitur ato shteteve të tjera. Sakaq sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se Amerika është në luftë me organizatat e trafikut të drogës” dhe jo me venezuelën.

Kim Jong Un i frikësuar pas “rrëmbimit” të Maduros: Mund të ketë të njëjtin fat

Koreja e Veriut denoncoi kapjen e Maduros nga Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur atë një “shkelje serioze të sovranitetit”. Ministria e Jashtme e Phenianit “denoncon me forcë aktin e kërkimit të hegjemonisë nga SHBA-të të kryer në Venezuelë”, tha një zëdhënës në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve KCNA, duke iu referuar asaj që e karakterizonte si një përpjekje të SHBA-së për dominim.

Koreja e Veriut dënon kapjen e Maduros nga SHBA: Cenim serioz i sovranitetit

 Koreja e Veriut ka dënuar kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një “cenim serioz të sovranitetit”. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore KCNA, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se Pheniani “denoncon fuqishëm aktin hegjemonist të SHBA-së të kryer në Venezuelë”. Sipas tij, “incidenti është një tjetër shembull që konfirmon qartë edhe një herë natyrën e egër dhe brutale të SHBA-së”. Pheniani, i cili është një mbështetës i regjimit socialist të Maduros në Karakas, e përshkroi largimin e presidentit venezuelian si një “shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të ligjeve ndërkombëtare”, të cilat kanë si parim themelor respektimin e sovranitetit, mosndërhyrjen dhe integritetin territorial. Reagimi i Koresë së Veriut vjen në një kohë tensionesh të shtuara në gadishullin Korean. Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut njoftuan se kishin zbuluar disa lëshime raketash balistike nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut rreth orës 07:50 të mëngjesit me orën lokale të së dielës. Gjatë javëve të fundit, lideri koreano-verior Kim Jong Un ka intensifikuar vizitat në fabrika armësh, ka inspektuar një nëndetëse me energji bërthamore dhe ka mbikëqyrur teste raketore, në prag të Kongresit të Nëntë të Partisë së Punëtorëve, ku pritet të përcaktohen objektivat kryesore politike për vitet në vijim.