To top
19 Sht

Mesazhet e fshehta pas veshjeve të Melania Trump gjatë vizitës në Britani

Gjatë tetë muajve të presidencës së Donald Trump, shfaqjet publike të Zonjës së Parë të Amerikës kanë qenë të rralla. Ajo është shfaqur në publik në vetëm 22 raste, përfshirë ngjarje tradicionale si “White House Easter Egg Roll” dhe funeralin e Papa Françeskut, raste ku prania e saj ishte e domosdoshme.

Mesazhet e fshehta pas veshjeve të Melania Trump gjatë vizitës

Prandaj, fakti që e kemi parë Melania Trump në të paktën pesë veshje gjatë 48 orëve të fundit, nga Burberry kur mbërriti, deri te fustani i verdhë që veshi për banketin shtetëror, dhe që të gjitha janë bërë objekt diskutimi, është domethënës.

Mesazhet e fshehta pas veshjeve të Melania Trump gjatë vizitës

Ekspertët amerikanë të modës që e kanë ndjekur karrierën e saj nga afër, thonë se kjo është plotësisht e planifikuar.

Qysh nga momenti kur Mbreti Charles i bëri ftesën për vizitën e dytë shtetërore në shkurt, Melania ka planifikuar çdo veshje me precizion të ngjashëm me atë të ushtrisë. Çdo detaj është menduar, krijuar dhe përshtatur nga vetë Melania dhe stilisti i saj personal, Herve Pierre.

Mesazhet e fshehta pas veshjeve të Melania Trump gjatë vizitës

Rregullat tipike diplomatike të veshjes, të cilave Princesha e Uellsit i përmbahet, nuk vlejnë për Zonjat e Parë. Edhe veshja Burberry, pavarësisht se dukej si një homazh ndaj vendit pritës, kishte stilin unik të Melania-s: e gjatë deri në dysheme dhe vintage, nga koleksioni i vitit 2020 kur Riccardo Tisci ishte drejtori krijues i markës.

Mesazhet e fshehta pas veshjeve të Melania Trump gjatë vizitës

Melania ka grumbulluar për dy dekada një koleksion veshjesh couture dhe këtë herë kishte zgjedhur pjesë nga gardëroba e saj personale. E kombinuar me çizmet e zeza Christian Dior, një element klasik u shndërrua në një shfaqje të guximshme, duke treguar që Melania është një grua që i shkruan vetë rregullat e saj të modës.

Mesazhi u theksua edhe më shumë kur ajo zbarkoi nga Marine One në kopshtet e Windsor Castle, duke veshur haute couture nga dizajnerja e mëparshme e Dior, Maria Grazia Chiuri.

Për banketin shtetëror në St George’s Hall, Melania veshi një fustan kremë-krep i dizajnuar nga ëes Gordon për Carolina Herrera, një fustan i verdhë me rrip lejla.

Mesazhet e fshehta pas veshjeve të Melania Trump gjatë vizitës

Me vetëm një palë vëthë diamanti dhe smeraldi, ajo qëndroi moderne dhe e guximshme, duke sfiduar ngjyrat dhe formalitetin tradicional të veshjes mbretërore britanike.

Përmes zgjedhjes së një dizajneri jo britanik dhe kombinimeve të guximshme të ngjyrave, Melania tregoi se operon sipas stilit të saj, pa u shqetësuar për opinionet publike apo mediat.

Në përfundim, vizita nuk ishte një sulm ndaj stilit anglez, por një mundësi për Britaninë dhe mysafirët e saj të tregojnë se janë saktësisht ata që janë, me stil dhe siguri.