To top
22 Dhj

Ndahet nga jeta këngëtari Shemsi Krasniqi, zëri i “Xhamadani vija vija”

Këngëtari i dashur për publikun, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë si Shemi i grupit “Ilirët”, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe adhuruesit e muzikës së tij.

Sipas burimeve, ai është gjetur pa jetë në banesën e tij në lagjen Dragodan, rreth mesnatës. Dyshohet se shkak i ndarjes së tij nga jeta ka qenë një sulm në zemër.

Shemi do të mbetet përherë në kujtesën e shqiptarëve si zëri që i dha shpirt këngës së pavdekshme “Xhamadani vija vija”, një himn krenarie dhe identiteti kombëtar.