I ftuar në emisionin e Arbana Osmanit, gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar detaje të rralla nga historia e tij e dashurisë dhe momentet e para të lidhjes me bashkëshorten, duke dhënë edhe një tregim gazmor për dhuratën më të “gabuar” që i ka bërë asaj.
Kur Arbana e pyeti për dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë gruas, Fevziu u përgjigj pa hezitim: “Puthja e parë.” Ai tregoi se momenti i tyre i parë i veçantë ka ndodhur në vitin 1998, në makinën e tij, dhe sot mbetet një nga kujtimet më të rëndësishme të çiftit.
Gazetari ndau edhe historinë e njohjes me bashkëshorten, të cilën e cilësoi “interesante”. Të dy janë takuar për herë të parë në Parkun “Rinia”, përmes një shoqeje të përbashkët, por më pas humbën kontaktet. Më vonë, në rrugët e Tiranës së ’97-ës, Blendi e pa sërish dhe vendosi të gjente mënyrën për ta takuar.
Duke qeshur, ai tregoi se për të organizuar takimin e parë, iu desh të kërkonte ndihmën e një zonje që punonte me bashkëshorten e ardhshme zonjë e cila i vuri edhe një kusht: “Të thërras, por dua këpucët po funksionoi.”
Fevziu pranoi se deri sot nuk ia ka blerë këpucët e premtuara.
“Më tha: ‘Ku i vë unë këto syze?’ kujtoi Fevziu.
“Që atëherë i thashë: nuk të sjell më dhuratë.”

