Një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Vajza e politikanit Tom Doshi, Briana ka kurorëzuar dashurinë e saj me biznesmenin, Bruno Çela. Martesa u zhvillua në “Hotel Plaza”, në Tiranë ndërsa arredimi i ambientit ishte përrallor.
Lulet shumëngjyrëshe e kanë zbukuruar vendin ku mbahej dasma. Nuk kishte sesi në këtë ceremoni të mungonin dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe bashkëhsortja e tij, Kiara.
Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë një foto me djalin e Doshit, i cili e ka mbështetur lojën e fituesit të Big Brother Vip.
Dasma e Brianës dhe Bruno u mbajt më 21 maj, një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi Tom Doshi dhe dhëndri i tij kanë qenë të angazhuar në fushatë.