To top
12 Mar

5 momentet kyçe të Oscars 2024

Në historinë 96- vjeçare, Oscars kanë pasur një mori çastesh ikonike dhe befasuese. Ju kujtohet kur Ellen De Generes bëri një selfie me yjet në 2014? Po rrëzimi i Jennifer Lawrence kur fitoi çmimin e lakmuar në vitin 2013 apo La La Land që u shpall pa dashje si Filmi më i mirë në 2016? Oh, dhe sigurisht: Slapgate i 2022-ës.

Ja pra, cilat janë 5 momentet kyçe të Oscars 2024.

5

Christopher Nolan, Robert Downey Jr., dhe Cillian Murphy fitojnë për herë të parë çmimin Oscar!

Mirë, e di çfarë po mendoni: nuk është për t’u habitur që Oppenheimer mori pjesë në Oscar. Për tu veçuar është se Christopher Nolan, Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr. morën Oscarët e tyre të parë, për punën e tyre në film. Christopher-i është nominuar tetë herë gjatë karrierës së tij, ndërsa RDJ ka tre nominime. Kjo shënoi edhe nominimin e parë të Cillian-it dhe gjatë fjalimit të pranimit tha: ‘Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën atomike dhe, për mirë ose për keq, ne të gjithë jetojmë në botën e Oppenheimer… Kështu, do të doja t’ia kushtoja këtë paqebërësve kudo që janë.’

4

Jimmy Kimmel i kundërpërgjigjet Donald Trampit

Në fund të shfaqjes, Jimmy Kimmel pati një ide të shkëlqyer. Ai lexoi një mesazh kontrovers nga ish-presidenti Donald Trump. Në mesazh, ku Trump kritikonte aftësitë e Jimmy-t, akuzoi Akademinë për ‘mashtrim’, madje sulmoi edhe drejtuesin e ABC News, George Stephanopoulos. Por e dini se si u përgjigj Jimmy? ‘Hej, a nuk të ka kaluar koha e burgut?’

3

Emma Stone-s i griset fustani teksa merr çmimin si ‘Aktorja më e mirë’

‘Poor Things’ me të drejtë fitoi shumë çmime këtë sezon dhe performanca e shkëlqyer e Emma Stone si Bella Baxter u njoh nga Akademia kur ajo fitoi çmimin për ‘Aktoren më të mirë në rolin kryesor’.

2

Performancën e Ryan Gosling 

Gjatë gjithë sezonit të çmimeve, të gjithë pyesnin se kur Ryan Gosling do të bekonte publikun me një performancë të “I’m Just Ken”. Më pas u njoftua se do ta vinte në jetë në skenën e Oscars. Performanca e tij ishte ishte qershia mbi tortë që tronditi audiencën e Oscars.

1

John Cena ngjitet në skenë nudo

Në gjë që nuk e prisnim këtë vit? John Cena të shfaqej lakuriq në skenën e Oscars. Ai prezantoi çmimin për “Kostumografinë më të mirë” dhe mbuloi me zarf pjesën intime para se prezantuesi t’i sillte një mbulesë satin. ‘Kostumet janë të rëndësishme. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që ekziston’, – tha John me shaka përpara se të shpallte fitoren e ‘Poor Things’.