Fotografia është hobi më i ri i këngetares Jonida Maliqit. Prej kohesh ajo është tejet e pasionuar me veshjet dhe fotot, ku nuk lë asnjë rast pa i ekspozuar në rrjetet e saj sociale. E njohur për stilin e saj të veçantë në veshje, këngëtarja Jonida Maliqi nuk heziton të ndajë për më shumë se 300 mijë ndjekësit e saj veshjet e saj plotë ngjyra. Jonida Maliqi nuk lë rast pa treguar diçka nga fantazia e saj e kuruar mirë. Nëntori ka nisur me ngjyra të ndezura për këngëtaren e njohur.