Fansat e Jennifer Lopez ka të ngjarë të mos e shohim më me foto provokuese nëpër rrjetet sociale.
Lopez është fejuar gjashtë herë dhe është martuar katër herë, të cilat të gjitha këto lidhje dashurie kanë përfunduar me ndarje.
Për të ndryshuar imazhin diva e muzikës do të këshillohet me ekipin e saj, i cili kujdeset për çdo dalje publike të këngëtares. Në raste të veçanta këngëtarja ka zgjedhur veshje të ndryshme.
Për eventet e modës Jennifer shpesh i mbledh flokët topuz dhe shpeshherë veshjet që zgjedh ekspozojnë pak nga hiret e saj ndërsa për evente të ndryshme kinematografike artistja zgjedh fustane magjepsëse shoqëruar ngaherë me diamante.
Sa i përket koncerteve Lopez zgjedh që t’i mbajë flokët lëshuar shoqëruar me veshje që ekspozojnë format perfekte trupore ndërsa në përditshmëri pantallona dhe bluza të gjerë shoqëruar me atlete. Veshjet për çdo rast janë krijuar me kujdes nga ekipi i stilistëve Rob Zangardi dhe Mariel Haenn.