Victoria Beckham ka komentuar indirekt deklaratat e forta të djalit të saj, Brooklyn Beckham, në një intervistë të fundit.
Në janar, 27-vjeçari tha se nuk dëshiron të pajtohet me prindërit e tij dhe i quajti ata dhe vëllezërit e motrën “performues”, duke pretenduar se familja i jep përparësi promovimit publik dhe imazhit të “Brand Beckham” mbi gjithçka tjetër.
Duke folur në podcast-in “Aspire” të Emma Grede, Victoria Beckham, tha se ndërtimi i një perandorie prej rreth 500 milionë paundësh nuk ka qenë kurrë një plan i qëllimshëm dhe mohoi të ketë qenë një prind i rreptë apo imponues.
Gjatë intervistës, ajo u pyet se si vendos çfarë mbetet private dhe çfarë bëhet pjesë e “Brand Beckham”, një pyetje që u interpretua si referencë ndaj deklaratave të Brooklyn, i cili kishte akuzuar prindërit për kontroll dhe për jetesë të ndërtuar mbi imazh publik dhe rrjete sociale.
Victoria u përgjigj duke thënë se gjithçka ka ndodhur natyrshëm dhe se as ajo dhe as David Beckham nuk kanë pasur kurrë synim të krijonin një “brand” familjar. Ajo kujtoi se kur u njohën, David ishte i lidhur me marka si Adidas dhe Brylcreem, ndërsa ajo ishte pjesë e “Spice Girls”, ku marketingu dhe bashkëpunimet me marka të ndryshme ishin pjesë normale e karrierës së tyre.
Sipas saj, fama dhe ideja e “Brand Beckham” është krijuar nga jashtë, jo nga vetë familja. Ajo theksoi se ajo dhe David kanë gjithmonë të ndarë profesionalisht, me projekte të ndryshme: ai në futboll dhe biznes, ajo në modë dhe muzikë.
Victoria tha se fëmijët e tyre janë rritur në një mjedis shumë publik dhe se ata janë përpjekur t’i mbrojnë sa më shumë. Ajo shtoi se qëllimi i saj ka qenë gjithmonë t’i mbështesë fëmijët dhe t’i ndihmojë të arrijnë potencialin e tyre, jo t’i kontrollojë.
Ajo gjithashtu foli për marrëdhëniet e vështira familjare dhe theksoi se qëllimi i saj është që fëmijët të jenë të punëtorë dhe të sjellshëm, duke u përpjekur të jetë “nëna më e mirë e mundshme”.
Victoria përmendi edhe fëmijët e tjerë, Cruz dhe Harper. Për Cruz-in tha se po ndërton karrierën e tij muzikore duke punuar me instrumente, shkrim këngësh dhe turne të vogla. Ndërsa për Harper-in, ajo tregoi se vajza po planifikon të krijojë një linjë bukurie, e frymëzuar nga përvoja e saj me problemet e lëkurës.
Sipas saj, Harper ka qenë shumë e përfshirë që e vogël në botën e bukurisë dhe madje ka prezantuar ide biznesi përmes prezantimeve, duke përfshirë edhe projekte personale që lidhen me kujdesin ndaj lëkurës.
Victoria u shpreh krenare për fëmijët e saj dhe tha se ata po zhvillojnë vetë projektet e tyre, duke vazhduar në mënyrën e tyre “trashëgiminë Beckham”, por pa e parë atë si një koncept të imponuar nga prindërit.
Familja Beckham ka mbrojtur gjithashtu ligjërisht emrat e fëmijëve për përdorim në marka të ndryshme, një praktikë e pazakontë për fëmijë që ende nuk janë figura publike të konsoliduara.


