To top
16 Mar

Anna Shkreli rrëfen se si u njoh me Belind Këlliçin

Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës ka rrëfyer se si është njohur me kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.

E ftuar në SyriTV, ajo ka rrëfyer se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë, ndërsa më vonë kanë biseduar dhe qenë disa takime.

Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Anna po kryente universitetin, pa e lajmëruar.

Kjo është hera e parë që Anna shfaqet në një intervistë me Belindin.

Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.

Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit, te huazimin siç u shpreh ajo.

E pyetur nga Krasta për qendrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundershtimin e saj, Anna tha se kjo ka qene zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.

Shkreli, ka shtuar se është e shqetësuar në lidhje me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Tiranë.

Të shqetësuar për humbjen e identitetit dhe cënimin e trashëgimisë.

Anna ka lënë të kuptohet se një nga cilësitë që ka çmuar shumë tek Belindi, është kurajoja që ka, dhe pasioni për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ajo tha se Këlliçi nuk duhet të shqetësohet për propagandën apo sulmet, politikën e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrëdhëniet me ta.

E sidomos, duhet sipas saj të bëjë kujdes me premtimet, pasi e nesërmja vjen shpejt.

foto galeri

foto galeri