Ilir Shaqiri tregoi në “Big Brother VIP 1” se i kishte shumë mirë marrëdhëniet me reality-showt. Jo vetëm se doli triumfues dhe fitoi 100 mijë euro, por edhe për lojën dhe inteligjencën e treguar.
I ftuar në “Më prit në fundjavë”, Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola de famosi”, ku do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.
“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.



