To top
13 Nën

Brad Pitt në lidhje me princeshën e Monakos?!

Mediat rozë kanë shkruar së fundmi se Brad Pitt është përfshirë në një lidhje dashurie me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi. Thuhet se ata kanë rreth një muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin dhe janë vërtetë të lumtur.

 
Edhe pse nuk ka asgjë konkrete ata janë parë së bashku në një muze arti në Los Angeles. Charlotte ka qenë një mbështetje e madhe e Brad gjatë kohës së divorcit me aktoren legjendare.

Momentalisht, Pitt është duke xhiruar filmin e tij më të fundit i kategorisë ‘thriller’ i quajtur “Ad Astra”, ndërkohë që e kaluara e tij me Jolie po shuhet dalëngadalë.

Pak javë më parë nisën aludimet se Angelina Jolie është në një lidhje me miliarderin dhe filantropistin misterioz me të cilin mund të lidhë kurorë, ndërkohë që as Brad Pitt nuk mbetet pas.