To top
8 Maj

Brad Pitt nuk thotë as “po” as “jo” për ribashkimin me Aniston

 Brad Pitt nuk thotë as “po” as “jo” për ribashkimin me Aniston
Brad Pitt dhe Angelina Jolie, i kanë dhënë fund martesës së tyre njëherë e përgjithmonë. Tashmë edhe zyrtarisht. Ish-bashkëshortët ishin prej disa vitesh nëpër gjykata për të ndarë nga njëri – tjetri por vetëm para disa javësh kanë firmosur dokumentet. Mirëpo, gjatë gjithë kësaj periudhe të ndarë, mediat aluduan se Brad Pitt është kthyer tek ish-bashkëshortja e tij e parë, aktorja Jennifer Aniston (kujtojmë se ishte pikërisht Angelina ajo me të cilën Brad tradhtoi Jennifer-in). Kurioziteti i një paparaci e ka bërë atë ta pyesë direkt aktorin Pitt”“Më duhet të të pyes mor’ burrë. A do të ktheheni ti dhe Jennifer?”Dhe Brad Pitt, u përgjigj: “Oh, Zot i madh!”, qeshi dhe u fut në makinën e tij duke i uruar gjithë të mirat paparacit. Pra Brad Pitt as nuk e mohoi as nuk e pohoi. Dhe si ta marrim ne këtë si përgjigje?Epo, fakti që nuk e mohon, diçka edhe mund të ketë.