To top
18 Qer

Bradley Cooper & Irina Shayk, zbulohen akuzat ndaj Lady Gagas

“Saga” e ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper vazhdon ende dhe sipas “Metro” thuhet se arsyeja kryesore është këngëtarja e famshme Lady Gaga. Performanca intime e Bradley-it me Gagën në çmimet Oscar nuk ndihmoi aspak për të hedhur poshtë zërat e romancës.

Shayk pretendohet se ka akuzuar Cooper për tradhti me kolegen e tij në filmin “A star is born”, Lady Gaga, kur ajo filloi të vërejë lidhjen e ngushtë mes palëve.

“Marrëdhënia e Bradley-t me mamanë e fëmijës, Irina filloi të prishet kur ai nisi të xhironte filmin me Gagën dhe ajo e akuzoi atë shumë herë për tradhti.Që nga ajo kohë, Irina nuk ka qenë në gjendje të besojë aspak te Bradley” shtoi burimi, duke zbuluar se Cooper dhe Shayk grindeshin sa herë që ishin së bashku.

Irina dyshohet se e ka quajtur marrëdhënien e Bradley me këngëtaren “të papërshtatshme” kur ai dhe Gaga filluan të kalonin kohë së bashku.

Ndërkohë, “People” raporton se Cooper dhe Gaga kanë një “lidhje të madhe” me njëri-tjetrin, duke shtuar se ata vazhdimisht udhëtonin së bashku për të promovuar filmin.

Afërsia e tyre gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve nuk e ndihmoi marrëdhënien tashmë të tensionuar të Cooper-it me Shayk.

vazhdon ende dhe sipas “Metro” thuhet se arsyeja kryesore është këngëtarja e famshme Lady Gaga. Performanca intime e Bradley-it me Gagën në çmimet Oscar nuk ndihmoi aspak për të hedhur poshtë zërat e romancës.

Shayk pretendohet se ka akuzuar Cooper për tradhti me kolegen e tij në filmin “A star is born”, Lady Gaga, kur ajo filloi të vërejë lidhjen e ngushtë mes palëve.

“Marrëdhënia e Bradley-t me mamanë e fëmijës, Irina filloi të prishet kur ai nisi të xhironte filmin me Gagën dhe ajo e akuzoi atë shumë herë për tradhti.Që nga ajo kohë, Irina nuk ka qenë në gjendje të besojë aspak te Bradley” shtoi burimi, duke zbuluar se Cooper dhe Shayk grindeshin sa herë që ishin së bashku.

Irina dyshohet se e ka quajtur marrëdhënien e Bradley me këngëtaren “të papërshtatshme” kur ai dhe Gaga filluan të kalonin kohë së bashku.

Ndërkohë, “People” raporton se Cooper dhe Gaga kanë një “lidhje të madhe” me njëri-tjetrin, duke shtuar se ata vazhdimisht udhëtonin së bashku për të promovuar filmin.

Afërsia e tyre gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve nuk e ndihmoi marrëdhënien tashmë të tensionuar të Cooper-it me Shayk.

 

NEW YORK, NY – JANUARY 08: Bradley Cooper, Lady Gaga, and Steven Spielberg attend The National Board of Review Annual Awards Gala at Cipriani 42nd Street on January 8, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for National Board of Review)