To top
10 Jan

Dasmë mbretërore: Mbesa e Lady Diana-s, marrëzisht e dashuruar me 61-vjeçarin

Shumë shpejt, një tjetër dasmë mbretërore (thuajse mbretërore) do t’i bashkohet listës së famshme! Mbesa e famshme e princeshë Diana-s, Lady Kitty Spencer është zyrtarisht e fejuar me miliarderin Michael Lewis.

Edhe pse vetë 29-vjeçarja nuk e ka konfirmuar lajmin, burime për Daily Mail bëjnë me dije se çifti u fejua para pak javësh dhe se Lewis i propozoi pak ditë para Krishtlindjes.

Por kush është miliarderi që i rrëmbeu zemrën mbesës thuajse identike të Lady Diana-s?! Ai, është 61 vjeç, (32 vite më i madh se Kitty) dhe është presidenti i markës së famshme të modës, Foschini. Miliarderi është i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve që kanë thuajse moshën e të dashurës së tij.

Kitty dhe Michael konfirmuan romancën kur u fotografuan teksa ecnin në New York në maj të vitit të shkuar. Aktualisht çifti ndodhet në Cape Town ku po shijon dashurinë para kurorëzimit