To top
22 Qer

Elvana Gjata mbush Air Albania me koncertin Dekadë

Elvana Gjata, këngëtarja që ka dominuar muzikën hip hop nga gjinia femërore në Shqipëri për herë të parë ka bërë një koncert në Air Albania. Këngëtarja ka ftuar në këtë koncert edhe shumë kolegë dhe miq të saj këngëtarë që e kanë shoqëruar gjatë karrierës së saj.

Elvana Gjata njihet si një natyrë këmbëngulëse dhe në përformimin e saj ajo shpesh duket si një Beyonce shqiptare. Në fakt ajo edhe e ka thënë që është një nga këngëtaret që e ka frymëzuar atë.