Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Aktualitet

Ish- ministri Ahmetaj del nga SPAK: Sqarova pozicionin tim

22 June 2023

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, ku ka qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori. Ai qëndroi në ambientet e SPAK për 5 orë ku thuhet se u pyet në lidhje me akuzat për koncesionin për Inceneratorin e ELbasanit, ku prokuroria e posaçme ka kryer disa hetime.

Ahmetaj nuk pranoi të flasë për mediat, ndërsa është shprehur se ka sqaruar pozicionin e tij.

Ndër të tjera rezulton se SPAK po heton në lidhje me akuzat që janë ngritur për Ahmetaj për korrupsion, shpërdorim detyre dhe për pastrim parash, gjithashtu po hetohet roli që Ahmetaj në cilësinë e ministrit të Finacave në dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.