To top
26 Qer

Fatos Ramushi çelësi për një menaxhim të suksesshëm

Ai është një ndër menaxherët mjaft të suksseshëm. E ka nisur rrugën e tij që shumë i ri ndryshe nga të rinjtë e tjerë të cilët pretendojnë të pasurohen kafeneve me orë të gjata. I kujtohet shumë mirë, kur zbriti në Itali dhe që prej andej u frymëzua të ngrinte një restorant me shumë emër në metropol falë një investimi të vogël, por që në fund rezultoi një punë dhe shitje, me mjaft zero. Ky qe starti i parë për t’i thënë vetes, vijo në fushën e menaxhimit pa u ndalur.

Sot, Fatos Ramushi një ndër menaxherët më të suksesshëm në Tiranë menaxhon një prej resorteve më të bukura dhe të famshme në periferi të kryeqytetit. Në këtë intervistë z. Ramushi flet mbi eksperiencën, rrugëtimin dhe çelësin për të qenë një menaxher i suksesshëm.

Z. Fatos ju jeni një ndër menaxherët e suksesshëm, mund të na thoni si ka nisur rrugëtimi juaj?
Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen. Rrugëtimi im ka nisur shkallë – shkallë pra në fillimet e veta ngadalë. Fillimisht kam punuar si ndihmës menaxher, dhe aty u shpalos e gjithë ideja si nje filmë në mendjen time ku dhe filloi një rrugëtim i menaxhimit.

 

 

Cila ka qenë puna juaj e parë?
Puna ime e parë ka qënë të ndërtoja sistemin e orarit për stafin të kufizuar në burime njerëzore Duhet të bashkoja leverdin me interesin, pra të pushonin dhe të punonin në mënyrë racionale me punën punëdhënësin dhe shlodhjen e tyre. Pra kjo ishte detyra e parë që më dha drejtori të cilin gjej rastin dhe ta falenderoj përmes kësaj interviste.
Dhe si ju është dukur kjo punë?
Më është dukur një sfidë e madhe ku më bëri të shqetësohem me ditë të tëra sepse isha fare i ri për të mbajtur peshën e një ngarkese dhe përgjegjësie të tillë, por tani që e kujtoj them se kapërcimi i kësaj ishte gjëja e duhur që më bëri të ndriçoj rrugëtimin tim drejt, Menaxhimit.
Çfarë duhet për të qenë një menaxher i suksesshëm ?
Mendoj se duhen shumë punë, po rendis disa.
Integritet pikësëpari, të mbash fjalën e dhënë, të kesh shpirt konkurence, t’u japësh zgjidhje palëve, të arsyetosh situatën, më pas të marrësh vendim, dhe shumë kualifikim dhe trajnime që duhet të ndjekësh.
Cilat janë risitë në fushën e menaxhimit?
Risi ka shumë në fushën tonë sepse është një treg global dhe me shumë dimensione.
Çdo ditë e me shpejtësi evoluon dhe duhet të ndjekësh ndryshimin për të qënë në majë.
Për çfarë jeni diplomuar dhe përse zgjodhët këtë degë?
Un jam diplomuar për Shkenca sociale, por gjithnjë kualifikimet dhe tranimet i kam bërë rreth strategjive dhe lidershipit.
Çfarë keni mësuar nga profesorët që ju ka mbetur gjatë në mendje?
Aaa s’di nga t’ia nis tani se unë jam një dëgjues shumë aktivë dhe kam shumë, profesorë që dhe sot i kam në mëndje dhe më shërbejne në problemet e përditshme si një bosht ideologjik, por po citoj vetëm dy prej tyre, profesor Pjetrin me shprehjen e tij që më thoshte gjithnjë që “ shtyje se nuk ka murë që nuk rrëzohet në fushën tonë” dhe profesor Sadikun që më thot sot e kesaj dite “ në jetë o shkruj diçka që vlen të lexohet, ose bëj diçka që vlen të shkruhet, theksoj që shumica e miqve të mi sot jan profesorët e mi.
Çfarë i mungon menaxhimit në Shqipëri në krahasim me vendet që ju keni parë?
Në vendin tim dhe në vendin tonë fatkeqësisht mungon Investitori serjoz, sepse shoh shumë njerëz që shpenzojnë shuma marramëndëse dhe për titullarët e tyre, i vetmi kriter që kanë janë këmbët e bukura të punonjësve, por harrojnë vlerat dhe vyrtytet njerëzore, dhe përfundon duke u ngarkuar menaxheri edhe për punë që e pengojnë, s’dua të ndalem shumë këtu sepse kemi disa ditë që në vendin tonë rrjetet sociale janë mbushur plot me afera dhe skandale të tilla.
Një mirëmenaxhim ndikon në turizmin tonë, në ekonominë tonë çfarë do tu sugjeronit menaxherëve të rinj?
Absolutisht që një mirëmenaxhim ndikon në ekonomin dhe turizmin tone. Unë menaxherëve të rinj u sygjeroj që të “Mbjellin” staf që të meren me trajnimin e stafit që dhe ato ta shohin këtë punë si diçka të gjatë jo vetem një trampolin për të arritur diku, sepse sot promotori më frytdhënës i vendit tonë është turizmi, por siç e dimë turizmi pa njerez të kualifikuar nuk bëhet prandaj që duhet të kualifikojmë sepse rajoni jonë në turizëm ka konkurencë të fort.
Cilat janë pritshmëritë tuaja nesër në këtë fushë?
Po punoj fort për të ngritur një Akademi për trajnimin e Menaxhereve dhe operatoreve turistik.
Projektet tuaja ku do të donit ta shihnit veten pas një dhjetëvjeçari të ri?
Më shumë se veten doja të shihja realizimet e mia që vëndi im të jetë zgjedhja e parë e një turisti, Europian apo ngado qoftë sepse e ardhmja jonë është turizmi, mendoj se kohët e emigrimit tashmë i përkasin të shkuarës prandaj duhet të investojm në trajnimin e burimeve njerëzore dhe sidomos përsa i përket Hoteleri-turizmit.