To top
31 Jan

Frida Banushi pasioni dhe biznesi për lulet

Lulet janë gjëja më e bukur dhe delikate. Shpeshherë dëgjojmë që femrat si dhuratë preferojnë pikërisht lulet.Janë këto femrat romantike dhe të cciltërta. Ndërsa përsa u përket meshkujve ato që dhurojnë lule janë pikërisht më xhentëllmenët dhe më të preferuarit e femrave. Ndaj një dhuratë e përbërë nga një buiqetë lulesh do ju shtonte mjaft pikë.
Të merresh me lulet të kujdeshëm për to, është një pasion më vete. Duhet shumë durim dhe fantazi sidomos në kombinimin dhe dërtimin e buqetave. Frida Banushi është një prej vajzave që lulet i ka pasion. E brishtë në pamje të parë dhe tepër e komunikueshme Frida tregon mbi pasionin e saj për lulet aq sa ka marrë një dyqan në zemër të Tiranës në zonën e ish- Bllokut dhe kujdeset shumë për to. Por jo vetëm kaq Frida pohon mbi lulet dhe tendencën, vazot, buqetat por dhe ato më të preferuara aktualisht.
“Lulet në vazo, janë ndër lulet më të pëlqyera dhe të shitura njëkohësisht. Kjo është “orkidea”. Njerëzit e pëlqejnë pasi ajo është shpallur si lulja më e bukur dhe mbretëresha e tyre sipas një konkursi që është bërë. Por duhet theksuar që ajo do një kujdes të vecantë. Gjithashtu si ndër më të preferuarat ështe pema e jetës ose” bonsai” përvecse është një pemë që rron pafundesisht, deri ne 100 vjet ajo është dhe fatsjellese. Njerëzit e pëlqejnë sepse mendojnë që është një lule që do të kujdesen dhe do t’i shoqërojë përgjat gjithë jetës së tyre. Ka lule të tjera si “anthuriumi” apo “spacifiliumi” që jane lule të cilat pastrojnë ajrin”.
Por lulet ndahet në dy grupe të mëdha , lule për ambjent të brendshëm dhe lule për ambjent të jashtëm, pasi shpeshherë ne gabojmë dhe ankohemi duke thënë mu prishën lulet. Thjesht nuk jemi kujdesuar aq sa duhet. “Po Lulet kanë problem pasi duan një kujdes dhe dashuri në të njëjtën kohë. Nëse ne tregohemi korrekt nga ana e ujitjes dhe vendosjes së tyre ato do të lulezojnë dhe jetojnë më së miri. Herë pas here në periudhën e shkurtit dhe të marsit është mirë ti ndërrohet dhe vazoja për një zhvillim sa më të mirë të rrënjës dhe bimës” shpjegon specialistja e re dhe tepër simpatike e luleve.
Por a kanë shqiptarët interes dhe kulturë rreth luleve?
“Tani jetojmë në 2015 dhe duhet ta theksojmë pasi është vërtet e rëndësishme të themi që në Shqipëri ka hyrë kultura e luleve dhe pavarësisht mundësive njerëzit dhurojne lule. E c’rëndësi ka se sa, edhe një lule edhe 100 e trasmetojnë njësoj mesazhin e vet. Ndër gjërat më të kërkuara së fundmi janë kompozimet. Ato janë vërtet të bukura dhe të lelojnë të kompozosh me shumë fantazi. Përvecse kësaj ato kanë jetgjatësi më të lartë sesa buqeta”, përfundon Frida pasi shkëputemi me vështirësi nga ky ambjent i arreduar kaq bukur me shije dhe pasion nga zonjusha pogradecare.