To top
19 Gus

Gjuha e trupit të Melania Trump, tregon shumë…

“The Sun”, ka publikuar videon e Melania dhe Donald Trump teksa zbresin nga avioni i Air Force One. Zonja e parë është filmuar teksa refuzon t’i mbajë dorën bashkëshortit të saj, Donald Trump.

Pamjet shfaqin Melania-n, 50 vjeç, duke u përpjekur të mbajë fustanin, ndërsa zbret shkallët e avionit  presidencial në taka të larta.

Më pas, ajo i largon krahun Donald Trump, 74 vjeç, i cili bën disa përpjekje për t’i kapur dorën.

Nuk është hera e parë, që Melania nuk duket dhe aq entuziaste pranë bashkëshortit të saj. Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se “sinjalet” që jep nuk kanë qenë gjithnjë kështu, por marrëdhënia e saj  me presidentin e Shteteve të Bashkuara ka ndryshuar, që prej hyrjes në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo ka sjellë ndryshime dhe në gjuhën e saj të trupit, në daljet publike.

Në videon e mëposhtme, ajo ndryshon tërësisht shprehinë e fytyrës kur Donald Trump kthen kokën dhe në shumë nga daljet e tyre publike, ajo refuzon përsëri t’i japë dorën:

Në shumë foto duket se Melania përpiqet të distancohet dhe Trump përpiqet ta mbajë sa më pranë, duke i shtrënguar dorën më shumë se zakonisht apo duke e kapur fort nga krahu, kur afrohet ta puthë.

Ndërkohë një fushatë #FreeMelania, ka vazhduar të postohet në Twitter.