To top
1 Sht

Jerina Lalaj moderatorja e re tek “Goca & Gra”

Jerina Lalaj do të jetë moderatorja e re tek “Goca & Gra”, pas lajmit se shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro nuk do të jetë pjesë e panelit të ‘Goca & Gra’, i cili do të rinisë së shpejti sezonin e tij të dytë në Top Channel.

Burime nga vete Rita, ështe mësuar se Petro është larguar për shkak të angazhimeve personale që ka në lidhje me punën dhe biznesin e saj.  Por kush do të jetë moderatorja e re që do t’u bashkohet gocave dhe grave çdo javë?

Së bashku me Dalina Buzin, Armina Mevlanin dhe Fatma Haxhialiun, këtë sezon do të jetë edhe Jerina Lalaj.

Lalaj një konsulente e njohur biznesi dhe me shumë vite përvojë në media e televizion, kryesisht në fusha si komunikimi dhe marketingu, Lalaj do të gjendet në një ‘terren’ që e zotëron mjaft mirë.

Pas disa përvojave në spektaklet e njohura në Tv Klan, Jerina ulet në një karrige tjetër, me një profil të ri, për t’iu bashkuar tematikave të ndryshme të programit, si edhe të ftuarëve.

Së fundmi, Lalaj ishte pjesë e panelit të opinionistëve në ‘Love Story’ në Tv Klan, së bashku me Bleonën dhe Robert Aliajn.