To top
24 Pri

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, Rama: SPAK t’i nxjerrë ujin e zi

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “Report TV” është pyetur lidhur me marrëdhënien e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Duke u ndaluar te aksion i fundit i SPAK, ku jo më larg se një muaj më parë vendosi në pranga drejtorët e Bashkisë së Tiranës në kuadër të hetimeve për dosjes “5 D”, Rama theksoi se Prokuroria e Posaçme t’i shkojë deri në fund hetimeve dhe “Ti nxjerre ujin e zi”.

Kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se ku ka prova për korrupsion SPAK t’i ndëshkojë të gjithë, pa marrë parasysh majtas apo djathtas.

“Është një pyetje që shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëz publik. Këto i kam dëgjuar dhe më përpara unë jeni ngrohur, jeni mirë, u takuat, nuk u takuat. Miku im e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë pyetje. SPAK ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është reshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët, dhe nga ana tjetër që e shfrytëzon postin për punën e përveçme dhe krejt të pa amistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas as lart as poshtë, por vetëm drejt”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

-Meqënëse jemi të drejtësia e re, le të flasim për aksionin e SPAK në Bashkinë e Tiranës ku u arrestuan zyrtarë e ish-zyrtarë , patëm dhe një fjalë nga Veliaj i cili iu citonte ju në disa pasazhe dhe u duk sikur ishte një fjalim deri diku edhe shantazh politik ndaj jush. Si është raporti juaj me Veliajn, pasi shumë thonë që janë krisura nuk shkojnë mirë.

Është një pyetje që shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëz publik. Këto i kam dëgjuar dhe më përpara unë jeni ngrohur, jeni mirë, u takuat su takuat,. Miku im e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë pyetje. SPAK ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është reshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët, dhe nga ana tjetër që e shfrytëzon postin për punën e përveçme dhe krejt të pa amistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas as lart as poshtë, por vetëm drejt. Këtë di unë. Sepse në fund të ditës kjo është gjëja që kam dashur kam luftuar, kam kërkuar, kemi bërë reforma në drejtësi. Lufta jonë nuk ka filluar me SPAK ne kemi bër shumë gjëra për të luftuar korrupsionin. Miliona kontakte deri dje të detyruara për një individi për nëj letër për një patente, prodhonin korrupsion dhe sot bëhen pa pasur asnjë kontakt dhe mjafton vetëm ekrani he celulari dhe plot të tjera. Por, aman na ka munguar pikërisht në këtël uftë krahu i armatosur i cili është prokuroria speciale dhe gjykata speciale sepse shumë njerëz mund të mendojmë se kur një drejt kapet në shkeljeapo identifikohet si person që ka futur duart në arkën e shtetit, kapet dikush që me ne nuk mud tëk etë asnjë lidhje dhe për mua nuk është një ditë e keqe por është një ditë e mirë, një hap përpara.