To top
12 Gus

Ledioni dhe Sara kurorëzojnë dashurinë e tyre, në “Lago di Como”

Liqeni famoz “Lago Di Como”, eklsluzivisht për vipat ndërkombëtarë, ka qenë  destinacioni i radhës i përzgjedhur nga Sara dhje Ledioni për të kurorëzuar lidhjen e tyre.

Në një ambient tejet privat edhe pse u përpoqën që ta ruajnë sekret këtë eveniment, ka qenë pikërisht grimieri privat ai që ka bërë publikë copëza fragmente nga kjo ceremoni. Patrick, është grimieri, më në zë në botën e showbiz-it në botës, mes të tjerëve edhe të motrave Kardashian, Patrick udhëtoi enkas nga Amerika për të grimuar Sarën në Como.

Në videon që grimieri ka publikuar në fillim, Sara shfaqet duke dalë nga vila Erba, aty ku po zhvillohet ceremonia, për t’iu afruar altarit, ndërkohë ka qenë e motra Lori  që ka celebruar martesën e tyre.