To top
24 Pri

Macron dhe Trump mbjellin pemën franceze në ‘Shtëpinë e Bardhë’

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti francez Emanuel Macron mbollën një pemë jashtë “Shtëpisë së Bardhë” të hënën në aktin e parë ceremonial të vizitës shtetërore të Macron në SHBA.

Trump dhe Macron mbollën një fidanë në lëndinën e jugut të oborrit të Shtësisë së Bardhë  së bashku me gratë e tyre. Pema është një dhuratë nga Macron dhe gruaja e tij, zonjae parë  franceze Brigitte Macron.

Lisi i Sesilit Evropian do të rritet deri në katër metra e gjysmë dhe do të jetojë deri në 10 vjet, sipas zyrës së zonjës së parë. Pema vjen nga Belleau Woods, vendi i një beteje në Luftën e Parë Botërore ku vdiqën më shumë se 9,000 ushtarë amerikanë.

Presidenti Trump dhe Emmanuel Macron kanë shijuar një takim të dyfishtë së bashku me gratë e tyre në shtëpinë e George Washington me rastin e vizitës së presidentit francez që nisi të hënën.

Udhëheqësit dhe gratë e tyre udhëtuan me një helikopter për në Mount Vernon, në shtëpinë historike buzë lumit të Uashingtonit, për një darkë private përpara se udhëheqësit të uleshin për bisedimet dypalëshe.