To top
2 Dhj

“Meghan dhe Harry po bëhen njësoj si familja “Kardashians”

Ekspertët dhe komentatorët mbretërorë kanë filluar tashmë ta cilësojnë dokumentarin e Princit Harry dhe Meghan Markle si një ‘imitim të Kardashians për të grumbulluar vlera të mëdha të ardhurash’.

Ky informacion është dhënë nga komentatorja dhe autorja mbretërore Rebecca English, në artikullin e saj për Daily Mail.

“Është e pamundur të mos bësh krahasime…”

“Seriali i Kardashian-ëve dokumenton pothuajse çdo moment të jetës së tyre – të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën.”

“Meghan dhe Harry janë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë – pavarësisht thirrjeve të përsëritura për privatësi gjatë viteve.”

Gjithsesi, çifti nuk ka devijuar nga planet dhe projektet që kanë, pavarësisht sulmeve dhe kritikave nga rrethi mbretëror.

Dokumentari, i realizuar me episode, do të transmetohet në datë 8 dhjetor.