To top
2 Sht

Në përvjetorin e martesës Fedez i bën dedikimin prekës Chiara-s

Fedez dhe Chiara Ferragni festuan dje katër vjet martesë. Ishte data 1 shtator 2018 kur reperi dhe influencuesja e famshme i thanë “Po” njëri-tjetrit në një dasmë në Siçili, para miqve të ngushtë dhe familjarëve. Fedez e kujtoi ditën e madhe me një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij.

“Faleminderit që je pranë meje në këtë vit të komplikuar, faleminderit që më dhe forcën për të përballuar sëmundjen”, shkroi ai. “Katër vite martesë së bashku, kurrë si sot fraza ‘në gëzim dhe në dhimbje, në shëndet dhe në sëmundje’ është e mbushur me një kuptim të thellë pothuajse të pamundur për t’u shpjeguar me fjalë. Netët e përqafuara duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që më dhurove gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të bukur, e vetmja arsye për të luftuar me mish e shpirt. Të dua Ferry.”

Përgjigja e bashkëshortes së tij Chiara Ferragni nuk vonoi. Fjalëve emocionuese të Fedez, influencuesja iu përgjigj:

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Katër vite të martuar dhe gjashtë bashkë si çift. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të preferoja ta kaloja këtë jetë, në të mirë e në të keq. Të dua, gjithmonë dhe përgjithmonë”.

Dje çifti e ka festuar përvjetorin me një darkë romantike në Portofino.