To top
20 Nën

Princ William nuk ka asnjë dëshirë të shohë ‘The Crown’, por pse?

Kureshtja e madhe për të parë “The Crown” është e kuptueshme sepse njerëzit duan të dinë si funksonojnë gjërat në një familje mbretërore, por a funksionon kështu për vetë familjuen në fjalë?

A janë kureshtarë pjesëtarët e pallatit mbretëror ta shohin si janë pasqyruar ngjarjet tek një serial i bërë për ta? Nëse për të tjerët e zbuluam, princ William nuk është fare, po fare kurioz.

Miq të princit, tregojnë për Vanity Fair se ai s’ka asnjë lloj dëshirë për të parë atë serial dhe në një mënyrë a një tjetër s’i vëmë dot faj. Sezoni i katërt i “The Croën” ndalet gjatë tek martesa, ndarja dhe çdo gjë tjetër që ndodhi midis prindërve të tij.

Ndërkohë, burime pranë princit Charles u shprehën për revistën: “Shumë historianë mbretërorë dhe ekspertë thonë se Netflix po luan njuë lojë të rrezikshme. Ata po bëjnë para duke i portretizuar në një mënyrë të caktuar njerëz që kanë punuar fort për kombin. Nëse njerëzit e përdorin këtë serial si pasqyrim të historisë mbretërore, është problem i madh. Netflix duhet të jetë më i ndershëm për të dalluar faktet nga trillimi.”