To top
19 Sht

Princesha 7-vjeçare shpërthen në lot, detaji i veçantë që tërhoqi vëmendje

Princesha 7-vjeçare Charlotte, vajza e trashëgimtarit të fronit britanik dhe e princeshës së Uellsit Kate Middleton, shpërtheu në lot gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Princesha Charlotte mbërriti në Westminster Abbey me nënën e saj, vëllain e saj Princin George dhe gruan e mbretit, Camilla.  Vajza shtatëvjeçare e William dhe Kate ishte e veshur me të zeza, ashtu si nëna e saj.

I vetmi element që “theu” pikturën njëngjyrëshe, ishte një karficë diamanti që kishte vendosur në të majtë të palltos, karficë kjo që iu dha Charlotte nga Mbretëresha Elizabeth.