To top
1 Kor

Qumështi i gomaricës, mrekullitë e tij

Ky qumësht përmban 60 herë më shumë vitaminë C se sa qumështi i lopës. Ka një përqindje shumë të vogël të yndyrës, ka një përmbajtje të lartë ëmbëlsie. Ajo që e dallon nga produktet tjera është se ky qumësht është jashtëzakonisht i dobishëm për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive. Kështu, ai ndihmon në trajtimin e bronkitit dhe kollës, si dhe ndihmon në rastet e pneumonisë dhe të astmës. Gjithashtu, gjen përdorim tek kremrat më luksoze të lëkurës, ku përbërës kryesor është pikërisht qumështi i gomarit. Ngjyra e qumështit të gomarit është më e ndritshme në krahasim me qumështin e lopës. Ai konsumohet vetëm një decilitër në ditë. 24 orë pas konsumimit të qumështit largohet kollitja.

I bardhë, i fortë dhe i pasur në aromë, djathi unik i gomarit, në Serbi, nuk është vetëm i shijshëm por edhe i mirë për shëndetin, thotë Slobodan Simic, prodhues i tij.

Ka vetëm një kleçkë, me një çmim prej 1 mijë eurosh për kilogram, ai mund të jetë djathi më i shtrenjtë në botë. Që nga 2012, Simic dhe ekipi i tij i fermerëve, kanë mjelur gomaricat që jetojnë në rezervuarin natyror në Serbinë Veriore të quajtur Zasavica.

Qumështi i tyre është i ngjashëm me qumështin e gjirit dhe nga Simic konsiderohet si një kurë për një seri sëmundjesh, përfshirë azmën dhe bronshitin.

Një foshnje, mund ta përdorë këtë qumësht që nga dita e parë e lindjes pa e holluar. Ai është një mrekulli e natyrës.

Mungesa e kërkimeve shkencore e bën të vështirë vlerësimin e të mirave për shëndetin, por qumështi sidoqoftë ka shumë proteina dhe njihet nga OKB si një alternativë e mirë për ata që janë alergjikë nga qumështi i lopëve.

Qumështi i gomaricave ka nivele të ulëta kaseine, një lloj proteine që vepron si një agjent thelbësor në zënien e djathit, ndaj simic, me jo pak krenari thotë se askush tjetër në botë, nuk mundet dhe nuk do të mundet të bëjë ndonjëherë djathë gomarice.

Një pjesëtar i stafit ka zbuluar se sasia e qumështit të gomaricës mund të përzihet me pak qumësht dhie në mënyrë që të prodhohet djathi.

Përzierja ndihmon edhe për faktin se gomaricat prodhojnë më pak se një litër qumësht në ditë, një fraksion i vogël ky krahasuar me 40 litrat që mund të japë një lopë. Ferma shet mes 6 deri në 15 kg djathë në vit, kryesisht të huajve dhe turistëve që e vizitojnë atë.

Në ka produkt që dhuron bujarisht jetë të shëndetshme dhe bukuri që nuk fshihet dot, është qumështi i gomaricës.

Një produkt që babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari i cili që në antikitet e rekomandoi jo thjesht si eliksir i bukurisë, por edhe i shëndetit, për të luftuar sëmundje të ndryshme.

Revista “Health”  evidenton faktin se paraardhësit tanë e kanë përdorur këtë qumësht për të trajtuar të gjitha llojet e alergjive, astmën, ekzemën etj.

Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës.

A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës?

Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.Është përdorur që në lashtësi – Është e dokumentuar nga Hipokrati, babai i mjekësisë, se qumështi i gomaricës ka efekte pozitive në trupin e njeriut. Ai është përdorur edhe në Romën e Lashtë dhe në Francë deri në shekullin e XX.

Nga ana e vlerave ushqyese, është ndryshe nga qumështi i lopës- Në krahasim me qumështin e kafshëve të tjera, qumështi i gomaricës është ai që ngjason më shumë me atë të njeriut, kjo e bazuar në nivelin e ph (pehashit) dhe në përbërjen e vlerave ushqyese që ka. Ai gjithashtu përmban më pak yndyra se qumështi i lopës dhe ka më shumë acide yndyrore Omega-3 se ai.

Është vërtetuar se substancat natyrale të qumështit të gomaricës rrisin imunitetin, që mund të jetë shumë e dobishme për. A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

Personat që vuajnë nga astma, ekzema apo psoriasis.

Është vërtetuar edhe se edhe pse ai përmban sasi të lartë laktoze, kur fermentohet dhe kthehet në kos ai është i shëndetshëm dhe këshillohet të konsumohet nga personat që janë intolerant ndaj laktozës apo qumështit të lopës.

Edhe tani janë të shumtë njerëzit që e pinë atë – Sipas një raportimi të bërë në 2011 nga BBC, më shumë se 50% e qumështit të prodhuar në fermat në Itali shitej për prodhim pediatrik për fëmijët që ishin intolerant ndaj qumështit të lopës.

Njerëzit që e kanë provuar thonë se ai është pa aromë dhe duket pak a shumë si qumështi i lopës.

Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike. Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Për të mos u harruar është edhe fakti që Kleopatra, Mbretëresha e Egjiptit dikur, e kishte qumështin e gomaricës si produkt kryesor që i siguronte bukurinë e vazhdueshme. Ajo bënte banjë të përditshme duke futur qumështin e gomaricës. Për ta gjetur dhe mbledhur atë qumësht, organizoheshin shumë njerëz që e kishin mision ditor pune.

Por, ku mund ta gjeni qumështin e gomaricës.

Nëse kërkoni nëpër fshatra, do ta gjeni lehtësisht. Shumë fshatarë mbajnë gomerë dhe gomarica e për rrjedhojë mund t’ju sigurojnë këtë qumësht.

E nëse doni ta blini pa shumë kokëçarje për ta gjetur, mund të shkoni në Mal të Zi ku para pak kohësh është ngritur ferma e parë e gomarëve dhe ku një litër qumësht kushton 50 euro. Ferma gjendet në fshatin Martiniçi, pranë Danilovgradit. Një gomaricë arrin të nxjerrë diçka më shumë se gjysmë litri qumësht në ditë. Përdorimi i këtij qumështi është jo më shumë se një decilitër në ditë.