To top
16 Mar

SHBA nis testimin e vaksinës kundër koronavirusit te njerëzit

Mediat amerikane raportojnë se gjatë ditës së sotme do të testohet për herë të parë një vaksinë e sapokrijuar për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit.

Një grup prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm do t’i nënshtrohen këtij testi në qendrën kërkimore Kaiser në Seattle.

Vaksina nuk shkakton Covid-19, por përmban një kod gjenetik të kopjuar nga virusi që shkakton sëmundjen, por megjithatë kërkuesit sqarojnë se duhen ende muaj për të mësuar nëse ajo dhe të tjerat në zhvillim do të funksionojnë.

Dhe kjo provë e parë njerëzore, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, heq një kontroll që normalisht do të bëhej duke u siguruar që vaksina mund të shkaktojë një përgjigje imune te kafshët.

Por kompania e bioteknologjisë që qëndron pas punës, “Moderna Therapeutics”, thotë se vaksina është bërë duke përdorur një proces të provuar dhe të testuar.

Dr. John Tregoning, një ekspert për sëmundjet infektive në Kolegjin Imperial në Londër deklaron se te kjo vaksinë përdor një teknologji që ka ekzistuar më parë.

“Është bërë me një standard shumë të lartë, duke përdorur gjëra të sigurta tek njerëzit dhe ata që marrin pjesë do të monitorohen prej nesh gjatë gjithë kohës me imtësi. Kjo është një garë kundër virusit, jo kundër njëri-tjetrit si shkencëtarë, dhe po bëhet për të mirën e njerëzimit”, përfundon Tregoning.