To top
22 Dhj

Shpallet kënga fituese që do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2019’

Sapo është përmbyllur Festivali i 57-të i RTSH. Nga 14 këngët finaliste, juria votoi dhe i dhuroi fitoren Jonida Maliqit.

Jonida do të na përfaqësojë në Eurovision vitin që vjen me këngën « Ktheju tokës ». Ajo prek temën e emigracionit, pjesë e rëndësishme e jetës shqiptare.

Nderkohë në vend të dytë u pozicionua Lidia Lufi, ndërsa në atë të tretë Eranda Libohova.

Përgatitjet për skenën europiane do të vazhdojnë dhe ne shpresojmë që këtë vit të arrijmë sa më lart.