To top
25 Jan

Triumfi i Lenkave, nga Irena Beqiraj

“Kooperativistja , e dalluar Lenka Cuko e kooperativës buqesore Fieri i Ri, në rrethin e Lushnjës, qe nga të parat, që vuri në zbatim metoden e përparuar sovjetike, dy herë heroinë e punës socialiste Birova, në vjeljen e shpejtë të pambukut me dy duar”
Si në diktaturë edhe në demokraci, si majtas edhe djathtas , si në politike po aq edhe në media, ngado të hedhësh sytë, ulerret edhe promovohet triumfi i sojit “Lenka Cuko!”
Ka miq që më thonë duhet kohe, të harrohet Lenka ( pra fajin e ka komunizmi )…… Ka edhe nga ato që më thonë që shoqëria jonë prapambetur në kushtet e tregut të lirë ofron mediokritet edhe kërkon mediokritet edhe si e tillë është e destinuar të prodhojë më së shumti kudo e ngado “Lenka”. E pra as tregu me konkurencën e tij nuk na shpëtoi nga modeli Lenka !
U rrita duke lexuar Lenkën që u bë drejtuese e lartë e partisë edhe qeverisë edhe e punëve të vendit së mësoi të vilte pambuk me dy duar, dashkam të vdes duke e lenë pas triumfin ” e lenkave ” si emblemë e vetme e gruas së kësaj shoqerie !
May be an image of text