To top
1 Maj

Triumf/Regjisori shqiptar shpallet më i miri në festivalin ndërkombëtar

“Internment” u vlerësua me çmimin “Filmi më i mirë i huaj” në Festivalin e 28 në Arizona.

Por gjithashtu regjisori i filmit, Kast Hasa është vlerësuar me çmimin “Regjia më e mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit, Riverside  International Film Festival, California. Ai renditet në listën e 33 fituesve nga e gjithë bota. Kast Hasa njihet dhe për filmat “Gjueti e ndaluar” (2010) dhe si aktor në filmin “Out of Touch”.

“Internment” është vendosur në Shqipërinë e viteve 1983, me aktorë kryesorë Enxhi Cuku, Klod Hoxha, Kristi Baçi, Kristaq Pilo, Gramoz Gashi, Arjeton Toni Osmani.

Familja Kulla vuan peripecitë e internimit nga agjentët e sistemit. Gjërat ndërlikohen me shumë kur djali i familjes, Arturi dashurohet me Fridën, e cila është e detyruar të fejohet me një operativ të sigurimit të shtetit. Familja vazhdon t’i nënshtrohet rrethanave të egra dhe të pashpjegueshme, siç zbulohet më tej, një mik i sapo riatdhetesuar në përpjekje për të ndihmuar familjen, komplikon gjerat më tej.