To top
11 Maj

Vajza e Schumacher deklaratë për fansat: ‘Në jetë ka…

Michael Schumacher vuan ende nga një aksident tragjik që pësoi teksa bënte ski në Meribel të Francës, në vitin 2013. Mesa duket nuk është rikuperuar kurrë plotësisht. Lutjeve të fansave të tij, familja iu është përgjigjur me një heshtje totale në respekt të privatësisë. Gina-Marie, 21 vjeç, flet për herë të parë në një intervistë për rrjetin televiziv gjerman “NDR”, mbi sukseset personale në kalërim.

Familja e tij bën gjithçka që ta mbajnë larg jetës publike, kështu që askush nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore. Fansat e Schumacher janë të hidhëruar për këtë sjellje të familjes së shtatë herë kampionit të “Formula 1”.

“ Nuk e kuptojmë familjen e tij që postojnë fotografi të tilla. Pse nuk po bëjnë asgjë publike për gjendjen e tij shëndetësore?” është njëri nga komentet e fansave.

“Fansat duhen të jenë të informuar se si është ai. Ai është njeri publik dhe ka shumë fansa”, shkruan një tjetër.

“Gjithmonë e kam dashur Michael dhe jam shumë i mërzitur që nuk di asgjë në lidhje me të”, ka shkruar një tjetër komentues.

 

E bija e legjendës së Formulës 1 rrëfen gjithçka mbi pasionin e saj dhe diçka në lidhje me të atin. Miliona fansa të pilotit gjerman anembanë botës kanë kryqëzuar gishtat prej vitesh, në kërkim të një informacioni me gjendjen shëndetësore të tij. 7 herë kampioni i botës në “Formulën 1” pësoi dëmtime katastrofike në kafkën e kokës. Ai u rrëzua teksa bënte ski në alpet franceze në fundin e vitit 2013-të.
49-vjeçari është nën përkujdesjen e familjes së tij, në shtëpinë pranë liqenit të Gjenevës, në Zvicër, ku vijon rikuperimin pas aksidentit horror. Bashkëshortja e tij Corinna, 46 vjeç, i biri 18-vjeçar dhe e bija, rrallëherë kanë folur mbi gjendjen e tij që prej aksidentit.

Megjithatë, në një postim të rrallë në mediet sociale vitin e kaluar, Gina-Maria shkroi një mesazh frymëzues për fansat. Ajo i ka mbajtur ende gjallë shpresat për rikuperimin e tij: “Një pikturë liqeni të qetë nga sipër kalit”. Mesazhi i saj në rrjetin social ishte: “Në jetë ka vetëm gëzime, të dashurosh dhe të dashurohesh. Vazhdo të luftosh!”

Një postim që mori menjëherë vëmendjen e fansave, që mori mbi 1.800 pëlqime dhe u pushtua nga mesazhet mbështetëse pas daljes nga koma të të atit. Kujdestarët e Schumacherit vazhdojnë ta mbajnë sa më shumë private të munden çështjen. Menaxherja Sabine Kehm ka thënë se familja ka qenë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen që i kanë dhënë fansat.

“Ajo që mund të them është se familja me të vërtetë i vlerëson mesazhet inkurajuese të fansave të tij. Njerëzit e kuptojnë shumë mirë situatën e tij shëndetësore, gjë që nuk mund të ndahet me të gjithë publikun”.