To top
23 Qer

Vuçiç: Tirana dhe Shkupi meritonin hapjen e negociatave me BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian.

Vuçiç u shpreh se Serbia e mbështeti këtë qëndrim dhe i bëri thirrje BE që të hapë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Servbia ishte ,mbështetëse për çeljen e procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por asgjë nuk ndodhi. Miqtë tanë nga Shkupi dhe Tirana e meritonin dhe mendoj se duhet ta marrin sa më shpejt të mundur, Nuk është formale, por e nevojshme sepse kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloret. Qytetarët shqiptare dhe maqedonas e meritojnë këtë.

Dua të them diçka që do konfimojë rrugëtimin tonë në BE, nëse bëhet një analizë mund të shihet që Serbia ka rritur shkëmbimet tregtare me BE, s’do e besoni. Mund ta imagjoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa është Serbia. I jemi mirënjohës që na mbështetën në këtë drejtim drejt BE, na kanë dëgjuar më shumë se 20 udhëheqës, edhe ne i dëgjuam edhe propozimin e Macron për krijimin e një komuniteti të ri evropian, është e vetmja mënyrë që ne të dëgjohemi”, tha Vuçiç.