Tuesday, 1 September 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Diplomaci

Tension në Samitin e BE-së, kryeministri Rama shihet teksa debaton me Macron dhe Michel

23 June 2022

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka fshehur dot tensionin e lartë që ka shoqëruar diskutimet në sallën e PPE-së, në kuadër të samitit të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Pasi iu drejtua me një gjuhë të ashpër gazetarëve që përfaqësonin median bullgare në nisje të samitit, Rama është shfaqur i nervozuar edhe në dalje, kur duhej të realizohej fotografia zyrtare.

foto galeri foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri
  • Pas diskutimeve të vështira që burime për RAI-n thanë se janë bërë në sallë, Rama shihet në disa foto teksa diskuton me tone të larta me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron por edhe kreun e Këshillit Europian, Charles Michel. Me shumë gjasë ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë, që po mban peng rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e ka bërë kreun e qeverisë që të dalë nga vetja dhe të zbrazë mllefin e akumuluar te kolegët e tij të 27 vendeve anëtare.