Sunday, 2 August 2026
E fundit

ELITE

Revista online dedikuar aktualitetit, politikës, kulturës – që prej 2012
Revista Online

Bledi Çuçi pasues i Sandër Lleshajt në Ministrinë e Brendshme

16 December 2020

Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, i cili thekson në një postim në “Twitter” se do t’i dërgojë ditën e sotme Presidentit për dekretim emrin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.