Alketa Vejsiu është një dër emrat e njohur të ekranit shqiptar e cila tanimë krahas profesionit të saj ka ngritur së fundmi ka dhe një biznes thonë të suksesshëm, por koha do ta tregojë. Prezantuesja ka pak kohë që ka ngitur agjensinë e saj “Class by Alketa Vejsiu” me fustane nusesh dhe zbukurime dekoresh e ambjente tepër eliatarë. Thonë se së fundmi prezantuesja ka mundur të arredojë dhe mjaft ambjente eventesh, duke mënjanuar kështu dhe rivalët më të fortë në këtë fushë prej vitesh. Jo vetëm kaq prezantuesja ka mundur të ngrejë dhe një revistë në web revistën “Class”.
Armina Mevlani një ish- Miss, e cila vjen nga fusha e gazetarisë ku prej vitesh punoi dhe drejtori një revistë mode, nuk mundi të qëndrojë indeferente, e ndërsa në revistën e saj prezantonte trendet më të fundit në sfilatat ndërkombëtare. Brenda një kohe të shurtër ajo mundi të hapë në Tiranë, madje në zemër të ish- bllok-ut, butikun e saj më të ri “Delirium Shop”, ku ajo ka mundur të sjellë disa firma shumë elitare për një publik shumë zgjedhur, firma të cilat Armina shprehet se i është dashur punë për t’i sjellë prezent në Tiranë me cilësi dhe çmim të njëjtë si në vendet e tjera të Europës. Ne ju urojmë bukurosheve suksese në bizneset e tyre!



