To top
21 Pri

Giorgia Meloni: E përshëndesim Atin e Shenjtë me zemra plot trishtim

Liderët botërorë kanë reaguar të pikëlluar për humbjen e Papa Françeskut, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllimet për Atin e Shenjtë, duke e konsideruar atë si një njeri të përulur dhe se donte të sillte vetëm gëzime.

“Nga Buenos Aires në Romë, Papa Françesku donte që Kisha të sillte gëzim dhe shpresë për më të varfërit. Le të bashkojë njerëzit me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Le të ringjallet vazhdimisht kjo shpresë përtej tij. Gruaja ime dhe unë dërgojmë mendimet tona për të gjithë katolikët dhe për botën e pikëlluar”, ka shkruar në platformën “X”.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Emmanuel Macron dhe Papa Francesku

Gjithashtu dhe kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni, ku shpreh trishtimin e saj duke treguar dhe marrëdhënien e saj të veçantë me Papën.

“Papa Françesku është rikthyer në shtëpinë e Atit. Ky lajm na trishton thellë, sepse një njeri i madh dhe një pastor i madh na ka lënë. Kam pasur privilegjin të shijoj miqësinë e tij, këshillat e tij dhe mësimet e tij, të cilat nuk dështuan asnjëherë as në momente sprove dhe vuajtjesh. përsëri dhe është i aftë të pajtojë atë që në sytë e njeriut është e papajtueshme Dhe i kërkoi botës, edhe një herë, guximin për të ndryshuar drejtim, për të ndjekur një rrugë që “nuk shkatërron, por kultivon, riparon, mbron.

Ne do të ecim në këtë drejtim, për të kërkuar rrugën e paqes, për të ndjekur të mirën e përbashkët dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Mësimi i tij dhe trashëgimia e tij nuk do të humbasin. E përshëndesim Atin e Shenjtë me zemra plot trishtim, por e dimë se ai tani është në paqen e Zotit”, tha Meloni.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Papa Francesku dhe Giorgia Meloni

Ndërkohë, nënpresidenti i SHBA, JD Vance, i cili ishte personi i fundit që takoi Papën, shpreh lumturinë që pati fatin ta shihte personalisht.

 “Sapo mësova për vdekjen e Papa Françeskut. Mendimet e mia shkojnë për miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë. Isha i lumtur që e pashë dje, edhe pse ishte shumë i sëmurë. Por do ta kujtoj gjithmonë për predikimet e tij në ditët e para të Covid. Ai ishte vërtet i mrekullueshëm” , tha Vance.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

JD Vance dhe Papa Françesku ditën e djeshme

Edhe presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen, shpreh se 88-vjeçari ka frymëzuar miliona njerëz dhe përtej Kishës Katolike.

“Sot, bota mban zi për vdekjen e Papa Françeskut. Ai frymëzoi miliona, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij kaq të pastër për më pak fat. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që e ndjejnë këtë humbje të thellë. Le të gjejnë ngushëllim në idenë se trashëgimia e Papa Françeskut do të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve drejt një bote më të drejtë, më paqësore“, shkroi në “X”.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Ursula von der Leyen dhe Papa Francesku

Nën kryetarja e Komisionit të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjithashtu përmes platformës “X”, shkruan se në takimin e fundit e ka falënderuar Papën për udhëheqjen e tij për vite me radhë.

“Me pikëllim të madh mësova se Shenjtëria e Tij Papa Françesku ndërroi jetë. Kur u takuam së fundmi në Romë, falënderova Papa Françeskun për udhëheqjen e tij të fortë në mbrojtjen e më të cenuarve dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë katolikët në botë”, shkruan ajo.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Kaja Kallas dhe Papa Francesku

Në një postim në platformën “X” kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer është shprehur se uhdëheqja e tij ka qenë e guximshme.

“Përpjekjet e tij të palodhura për të promovuar një botë më të drejtë për të gjithë do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.

Starmer vazhdon duke thënë se “udhëheqja e tij në një kohë komplekse dhe sfiduese për botën dhe Kishën ishte e guximshme, por gjithmonë vinte nga një vend i thellë përulësie. Ishte një Papë për të varfërit, të shtypurit dhe të harruarit”.

Në emër të popullit të Mbretërisë së Bashkuar, ndaj gjithë Kishës Katolike ngushëllimet e mia më të sinqerta”, shton ai.

Edhe Mbreti Charles ka reaguar duke dërguar ngushëllimet, ndërsa thekson se shënjetëria e tij do të mbahet mend.

“Unë dhe gruaja ime u pikëlluam shumë kur mësuam për vdekjen e Papa Françeskut. Zemrat tona të rënduara janë lehtësuar disi, megjithatë, kur e dimë se Shenjtëria e Tij ishte në gjendje të ndante një urim të Pashkëve me Kishën dhe botën të cilës i shërbeu me kaq përkushtim gjatë gjithë jetës dhe shërbimit të tij.

Shenjtëria e tij do të mbahet mend për dhembshurinë e tij, shqetësimin e tij për unitetin e Kishës dhe për angazhimin e tij të palodhur për kauzat e përbashkëta të të gjithë njerëzve të besimit dhe për ata me vullnet të mirë që punojnë për të mirën e të tjerëve. Besimi i tij se kujdesi për Krijimin është një shprehje ekzistenciale e besimit në Zot, bëri jehonë me shumë njerëz në mbarë botën.

Përmes punës dhe kujdesit të tij për njerëzit dhe planetin, ai preku thellësisht jetën e shumë njerëzve.

Mbretëresha dhe unë kujtojmë me dashuri të veçantë takimet tona me Shenjtërinë e Tij gjatë viteve dhe ne u prekëm shumë që patëm mundësi ta vizitonim në fillim të muajit.

I dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta dhe simpatinë e thellë Kishës së cilës i shërbeu me kaq vendosmëri dhe njerëzve të panumërt anembanë botës, të cilët, të frymëzuar nga jeta e tij, do të mbajnë zi për humbjen shkatërruese të këtij ndjekësi besnik të Jezu Krishtit”, shkruan ai.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Mbreti Charles me bashkeshorten dhe Papa Franceskun

Gjithashtu dhe Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një postim për Papën në platformën “X”.

“Pusho në paqe, Papa Françesku”, thuhet në postim.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Donald Trump dhe Papa

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez gjithashtu në “X”, përshëndet angazhimin e Papa Françeskut.

“Unë vajtoj vdekjen e Papa Françeskut. Përkushtimi i tij për paqen, drejtësinë sociale dhe më të pambrojturit lë një trashëgimi të thellë. Pusho në paqe.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Pedro Sanchez

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar Papa Françeskun, duke shprehur se do të mbetet kujtim i përjteshëm.

“Ai dinte të jepte shpresë, të lehtësonte vuajtjet përmes lutjes dhe të nxiste uniteti. Ne pikëllojmë së bashku me katolikët dhe të gjithë të krishterët që iu drejtuan Papa Françeskut për mbështetje shpirtërore. Kujtimi i përjetshëm,” shpreh Zelensky.

Liderët botërorë të pikëlluar për vdekjen e Papa

Papa dhe Zelensky