Jori Delli ka zbuluar se sa paguhet për një postim në Instagram dhe duhet thënë se është një shifër mjaft e lartë.
“Për vetëm një postim? 6 mijë euro”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Jori theksoi se preferon më shumë t’i përkushtohet punës si influencuese sesa të jetë pjesë e televizionit, me argumentin se, siç tha vetë ajo, televizioni nuk ka shumë para.



