Nga Dr. Hana Ameti,
Doktoreshë dhe Nutricioniste klinike
Armiqtë modernë të shëndetit – dhe si t’i çaktivizoni pa ekstreme.
Nga jashtë dukemi mirë. Brenda, trupi shpesh është në “alarm”. Inflamacioni i heshtur është një nga proceset më të nënvlerësuara dhe më shkatërruese të shëndetit modern: ai ushqen shtimin në peshë, lodhjen kronike, çrregullimet hormonale, problemet e lëkurës, ankthin, infertilitetin dhe plakjen e përshpejtuar. Ndërkohë, “detoksi” është kthyer në një fjalë mode – shpesh e keqkuptuar, shpesh e keqpërdorur. Ky artikull nuk është për ekstreme. Është për inteligjencë biologjike. Inflamacioni i heshtur: kur trupi nuk pushon kurrë Inflamacioni është një mekanizëm mbrojtës normal. Problemi lind kur ai bëhet kronik – i vazhdueshëm, i padukshëm dhe i heshtur. Shkaktarët më të shpeshtë janë: • Ushqimi i përpunuar dhe sheqeri i fshehur • Stresi kronik dhe mungesa e gjumit • Sedentarizmi • Çrregullimet e zorrëve dhe toksinat mjedisore Rezultati? Trupi sillet sikur është vazhdimisht “në rrezik”. Hormonet çrregullohen, metabolizmi ngadalësohet dhe qelizat plaken më shpejt. “Inflamacioni i heshtur nuk dhemb – por dëmton çdo ditë.” Detoksi i vërtetë: jo çajra magjikë, por fiziologji Trupi ynë ka një sistem detoksifikimi brilant: mëlçinë, zorrët, veshkat, mushkëritë dhe lëkurën. Problemi nuk është se nuk bëjmë detoks – por se e mbingarkojmë sistemin përtej limiteve. Detoksi inteligjent nuk do të thotë agjërim ekstrem apo produkte “pastruese”. Do të thotë:
• Ulje e inflamacionit
• Mbështetje ushqyese për mëlçinë
• Zorrë funksionale dhe të balancuara
• Hidratim i duhur
Kur inflamacioni ulet, detoksi ndodh vetë. Ushqimi anti-inflamator: farmacia juaj e përditshme Një pjatë anti-inflamatore është e gjallë,plot jetë, ngjyra dhe e thjeshtë. Zgjidhni shpesh: Perime jeshile dhe kruçifere: brokoli, lulelakër lakër e bardhë, lakër e kuqe, lakra e brukselit, spinaq, Fruta të errëta: fruta pylli, qershi, rrush, agrume Proteina të pastra: peshk yndyror( sardele, salmon), vezë BIO, bishtajore Yndyrna të mira: vaj ulliri ekstra i virgjër, avokado, arra Drithëra të plota: quinoa 3 ngjyrëshe, oriz basmati Këshillë praktike Sa më shumë ngjyra në pjatë, aq më pak inflamacion në qeliza. Shmangni ose reduktoni me çdo kusht: • Sheqerin e shtuar, miellin e bardhë, vajrat e rafinuar, ushqimet ultra të përpunuara. Erëzat: ilaçet më të nënvlerësuara në kuzhinë Erëzat nuk janë dekor. Janë terapi. Turmerik – anti-inflamator i fuqishëm (përdoreni me piper të zi) Xhinxher – për qarkullim, tretje dhe nyje të shëndetshme Hudhër & qepë – mbështesin detoksin hepatik Kanellë – stabilizon sheqerin në gjak Rozmarinë, trumzë, rigon – antioksidantë natyralë Këshillë praktike: Gatuani çdo ditë me të paktën 2 erëza. Stili i jetesës: pjesa që shumica e neglizhojnë Asnjë dietë nuk funksionon në një trup të lodhur.
• Gjumi: 7–8 orë, orare të rregullta
• Lëvizja: 30 minuta ecje çdo ditë ul markerët inflamatorë
• Stresi: frymëmarrje e thellë, natyrë, pushim
• Hidratimi: ujë i mjaftueshëm për eliminimin e toksinave
• Ekspozim ndaj diellit për te paktën 20 min në mëngjes herët ose pasdite
Një trup i qetë detoksifikon më mirë se çdo regjim ekstrem. Përfundim Inflamacioni dhe detoksi nuk janë trende – janë themeli i shëndetit modern. Kur ushqimi, erëzat dhe stili i jetesës punojnë në harmoni, trupi rikthen balancën e tij natyrale. Ky është ndryshimi mes “të dukem mirë” dhe të jem realisht mirë. Dhe pikërisht këtu fillon mjekësia ushqyese moderne: individuale/e personalizuar, inteligjente dhe e qëndrueshme.

